25 vjet nga vdekja e Azem Hajdarit, Rudina mesazh Berishës dhe Bashës: Lini mënjanë përçarjen dhe lakminë për pushtet

0
251
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka shkruar sot një mesazh, në 25 vjetorin e vdekjes së babait të saj, Azem Hajdari. Pas ceremonisë në Varrezat e Dëshmorëve, Hajdari i bën apel drejtuesve të Partisë Demokratike që të bashkojnë këtë forcë politike.

“PD nuk lindi si një përpjekje e disa njerëzve për pushtet por si burim lirie dhe shprese për shqiptarët, ndaj është përgjegjësia e çdokujt që drejton në atë parti që ti rikthehet parimeve dhe vlerave mbi të cilat u krijua PD dhe të lënë mënjanë ndasitë dhe përçarjen që nuk vjen si rezultat i dëshirës së shqiptarëve por nga babëzia dhe lakmia për pushtet personal”, shkruan ajo.

Hajdari me dy vëllezërit dhe nënën, morën pjesë sot në ceremoninë te Varrezat e Dëshmorëve dhe vendosën kurora me lule pranë varrit të Azem Hajdarit, bashkë me Sali Berishën dhe deputetet të tjerë të Rithemelimit.

Në këtë ceremoni mungoi Lulzim Basha dhe deputetët që e mbështesin atë. Kryetari i PD-së zyrtare është mjaftuar me një mesazh në Facebook.

“Nderimi më I madh që do I bëhej figurës së Azemit sot, do të ishte pikërisht bashkimi nën idealet dhe vlerat e themelimit të PD dhe përfaqësimi dinjitoz I aspiratave të shqiptarëve. I paharruar kujtimi i Azem Hajdarit”, përmbyll Rudina Hajdari.

Mesazhi i plotë i Rudina Hajdarit:

Sot nderojmë figurën dhe veprën e Azem Hajdarit, një njeri i jashtëzakonshëm, i cili sakrifikoi rininë e tij në shërbim te idealeve me te larta siç jane liria, demokracia, drejtësia. Në kohën kur shumë shqiptarë nuk shihnin më shpresë dhe nuk besonin te ndryshimi, Azemi gjeti forcë dhe guxim të sfidonte rregjimin e eger komunist dhe të organizonte studentët në një nga revoltat dhe protestat që shënuan historinë e Shqipërisë.

Edhe mbas ndryshimit te sistemit Azemi I qëndroi besnik parimeve të tij pa asnjë kompromis duke mbetur një nga sherbëtorët model te publikut shqiptar. Shqipëria sot edhe pse ka ndryshuar fizikisht, politikisht ndodhet sërish në kushte të ngjashme si ne 90. Nje grusht njerëzish me ne krye Edi Ramen kanë uzurpuar gjithë pushtetet dhe pasuritë e vendit teksa shqiptarët e kane humbur shpresën te ndryshimi.

Ndaj mendoj se figura e Azemit duhet të na sherbejë si pikë orientuese, motivuese, frymëzuese për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. Mesazhi im për te gjithë të rinjtë eshte të guxojnë dhe të luftojnë për ideale dhe kenë kurajo ti fitojnë betejat për më shumë liri, drejtësi, demokraci në këtë vend ashtu si dikur Azemi në vitin 1990. Kur bashkohemi dhe kur guxojmë ndryshimi vjen dhe ai i përket të gjithëve dhe jo vetëm 1 njeriut.

Zjarr Tv Ad