2500 protestues nisen me autobus drejt Tiranës/ Ish deputeti: Të gjithë bashkë për t’i hapur rrugë ndryshimit

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qindra qytetarë janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e nëntë kombëtare të Opozitës që do të mbahet në orën 20:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ish-deputeti Tritan Shehu ka njoftuar se rreth 2500 protestues janë nisur  nga Gjirokastra, Përmeti, Libohova, Tepelena, Dropulli e Këlcyre, që do t’i bashkohen protestës së sotme.

Sipas Shehut, qytetarët do të jenë para kryeministrisë për të protestuar kundër varfërisë, papunësisë, diskriminimit, kundër atrofizimit të universitetit aty, degradimit të sistemit shëndetësor e arsimor etj.

Postimi i plotë: 

Qarku i Gjirokastres, i vendosur te mbroje vlerat e demokracise e pluralizmit, perseri ne “rruge” drejt Tiranes.

Jane reth 2500 protestues nga Gjirokastra, Permeti, Libohova, Tepelena, Dropulli e Kelcyre, qe do t’i bashkohen protestes se sotme.

Ne fakt eshte shumica e banoreve te atij Qarku, qe gjithmone ka qene ne radhe te pare per te mbrojtur ate qe eshte me e shenjte per Shqiperine e shqiptaret, qe me zemer e mendje do te jene ne Tirane sot ne darke.

Do jene ne Bulevardin Deshmoret e Kombit pikerisht per te protestuar kunder varferise, papunesise, diskriminimit, kunder atrofizimit te universitetit aty, degradimit te sistemit shendetesor e arsimor, faktit qe jane te detyruar te braktisin me mijra ate treve me vlera, pasuri e mundesi te medha etj.

Te gjithe sot ne Tirane per t’i hapur rruge ndryshimit!

 

Zjarr Tv Ad