Lajmi i mirë i Artan Lames për banorët e fshatrave të Tiranës: Kemi regjistruar të gjitha AMTP e ligjshme! Rrini të qetë, s’ka më mbivendosje pronash

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka folur për përmbylljen e procesit të regjistrimit të të gjitha pasurive për banorët e fshatrave të Tiranës. Ai ka dhënë dhe një lajm të mirë për ta, që të rrinë të qetë pasi nuk do ketë më mbivendosje pronash.

“Kjo është lista me AMTP e vërteta, që ja kemi çuar çdo zyre, ndaj dhe qytetarët tashmë duhet të rrinë të qetë, sepse nuk ndodh më që të zgjohen me dikë, që ju është mbivënë. Madje, mund të zgjohen me zbulimin se çfarë i kanë bërë me pronën e tij. Mbivendosja e pronave, e shkaktuar në këtë lëmsh, zgjidhet ose me ligjin e ri, ose me gjykatë.

Për fat të keq, shumë qytetarë do jenë të detyruar t’i drejtohen gjykatës, për shkak të mbivendosjes. Nuk duhet të harrojmë që Kadastra tashmë është një mulli i rinovuar, por që për fat të keq bluan grurë të vjetër, sepse i tillë është materiali. Tani po mbjellim grurë të ri, që është digjitalizimi”, u shpreh Lame.

Më tej, kreu i Kadastrës ka thënë se të gjitha AMTP e ligjshme janë regjistruar dhe institucioni që ai drejton ka skanuar e fotokopjuar formularët përkatës. Sipas Lames, nuk ekziston rreziku i zhdukjes së kufijve fizikë pasi askush nuk mund të prodhojë më AMTP të tjera.

“Aktualisht kemi një korpus të qartë të të gjitha AMTP-ve të ligjshme të lëshuara ndër vite. Ky saktësim i shërben shmangies së abuzimeve të bëra në dekada. Pasi konkluduam nga ana e ASHK-së u krye fotokopjimi dhe skanimi i të gjithë formularëve. Ky proces u krye për të gjithë fshatrat e qarkut Tiranë.

Deri më sot e regjistruar gjysma e pasurive.

Nuk ekziston rreziku i zhdukjes së kufijve fizikë. Nga ky moment, ky rrezik nuk ekziston më, pasi askush nuk mund të prodhojë më AMTP te Rruga e Kavajës, e dinë të gjithë historinë te Rruga e Kavajës”, vijoi Artan Lame.

Zjarr Tv Ad