’27 vjet nga anëtarësimi në Këshillin e Europës, edhe ky hap gjatë qeverisjes së PD’

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Belind Këlliçi.

Çdo hap përpara i Shqipërisë në integrimin europian ndodhi gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Ky është fakt. Interpretimet politike në këtë pikë nuk kanë vlerë historike.

Anëtarësimi në KiE, në organizmat ndërkombëtare, në NATO, lëvizja e lirë në Zonën Schengen dhe plotësimi i kushteve për marrjen e statusit të vendit kandidat, të gjitha ndodhën kur vendi qeverisej nga PD, kur vendi kishte integrimin europian në axhendë dhe jo aleancën me Serbinë.

Rama na largoi 9 vjet nga Europa. Çdo vit i qeverisjes së tij është një vit larg Europës, një kohë e humbur për shqiptarët.

Pa një shtet dinjitoz shqiptar, Republika e Kosovës nuk do të shohë ndihmë prej nesh e as u bëhemi dot model.

Integrimi europian i Kosovës varet shumë nga performanca jonë diplomatike, nga besueshmëria e qeverisë shqiptare, nga standardi i jetesës që krijon për qytetarët dhe jo për veten.

Zjarr Tv Ad