Sot përkujtohet një nga legjendat e muzikës rock, lideri i grupit ikonik ‘Queen’, Freddie Mercury. Zëri i tij i paarritshëm dhe prezenca ekstravagante në skenë e këngëtarit i dhanë grupit shkëlqimin në vitet 70-80. Mercury këndoi për 21 vite me grupin, deri sa ndërroi jetë në moshën 45 vjeçare.
28 vjet më parë, lideri i grupit legjendar britanik, Freddie Mercury, ndërroi jetë një moshën 45 vjeçare. Koncerti i fundit i “Queen” u mbajt në 9 gusht 1986 në Parkun Knebworth: kjo ishte shfaqja e fundit e Freddie Mercury para 12 mijë spektatorëve. Në fakt, disa muaj më vonë ai u diagnostikua me SIDA.
Mërkuri e mbajti të fshehur sëmundjen për fansat e tij deri më 22 nëntor 1991, kur publikoi një deklaratë për shtyp, duke shpjeguar largimin e tij nga skena.
“Si rezultat i spekulimeve të mëdha të përhapura nga shtypi, unë do të doja të konfirmoja që jam i prekur nga AIDS. Ka ardhur koha që miqtë e mi dhe fansat e mi nga e gjithë bota ta njohin të vërtetën dhe shpresoj se të gjithë, bashkë me mjekët e mi, do të bashkohen me mua, në luftën kundër kësaj sëmundjeje të tmerrshme “.
Vetëm njëzet e katër orë më vonë ai vdiq nga pneumonia e rënduar edhe për shkak të AIDS.
Disa nga këngët e grupit ikonik të viteve 1970-1980, janë “Bohemian Rhapsody”, e shkruar nga Fredi Mërkuri, “Show must go on”, “Killer Queen”, “Somebody to Love”, “We Are the Champions”, etj.