29 Nëntori/ Meta dhe Rama shmangin njëri-tjetrin edhe për Ditën e Çlirimit

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit, u zhvillua në varre*zat e dëshmorëve, ceremonia e homazheve.

Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama ishin të pranishëm në ceremoni, bashkë me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Ata dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme vendosën kurora me lule në monumentin e Nënës Shqipëri.

Siç edhe ndodhi një ditë më parë në Vlorë për Ditën e Pavarësisë, Meta dhe Rama nuk patën asnjë komunikim mes tyre, por të dy përshëndetën zonjën Nikolla në largim, pas luajtjes së Himnit Kombëtar.

Si zakonisht, përfaqësuesit e Partisë Demokratike i bënë një ditë më parë homazhet te varr*ezat e dëshmorëve, pasi për ta Dita e Çlirimit është 28 dhe jo 29 nëntori i vitit 1944.

Data shënon çlirimin e Shqipërisë nga ushtria e Gjermanisë naziste prej forcave të rezistencës shqiptare.

Zjarr Tv Ad