29-vjeçari nga Gana merr çmimin si njeriu më i gjatë në botë/ Ironia e Dylgjerit: Jam më i gjatë se cdo shtëpi dhe ngjasoj me kullat e Tiranës!

0
781
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 29-vjeçar nga Gana e Afrikës duket se ka marrë titullin si njeriu më i gjatë në botë, duke i zënë vendin e 40-vjeçarit Sulltan Kösen, nga Turqia, 2,72 metra, dhe mban rekordin aktual të Guinness.

Një spital lokal në veri të Ganës i tha Sulemana Abdul Samed gjatë një prej kontrolleve të tij të fundit se ai kishte arritur lartësinë 2.89 metra.
Analisti Ylli Dylgjeri në një postim ne Facebook me nota humori krahason 29- vjecarin me kryeministrin Rama për “ngjashmerinë” e tyre në gjatësi.

Postimi i plotë:

KARTOLINA nga GANA e njeriut me te gjate ne bote.

I nderuar Kryeministri i Shqiperise!

Naltgjatesi,

Duke te uruar vitin e Ri 2023, po ju informoj se kam vendosur edhe Une te garoj per Kryeminister i vendit tim Gana ne Afrike.

Ne Gane, nuk ka me te gjate se Une, edhe ne bote nuk ka me te gjate se Une.

Por Une, ndryshe nga Ju “Nuk kam problem me mënyrën se si më krijoi Zoti” megjithese mjekët me thonë se kam nevojë për një procedurë kirurgjikale në tru për të ndaluar rritjen.

Heren e fundit mjeket ne pamundesi te mjeteve, me maten me nje litar meter.

Jam plot 2.89 cm.

Jam me i gjate se cdo shtepi dhe aty ngjasoj me kullat e Tiranes!

Mua me shpejtesi me rritet cdo organ, por sidomos gjuha ne goje me zgjerohet aq sa nuk marr dot fryme, nje semundje qe me thone mjeket se e keni dhe Ju aty, si me i gjati ne Udheheqjen i atij vendi jo afrikan po me arritje afrikane.

Por Ju e keni zgjidhur frymarrjen duke rritur breshka ne zyre. Ketu ne Gana rritet shume breshkat por nuk i mbajme ne shtepi e ne pune, ndaj dhe nuk na punon… gjuha si Ty.

Me thone ketu, se Ju, vetem me gjuhe keni arritur sukse se ne drejtim, ne politike e ne qeverisje.

Me mundesoni ju lutem te bej nje vizite ne vendin Tuaj per shkembim eksperience.

Me perulje,

Sulemana Abdul Samed

Zjarr Tv Ad