Policia italiane ka arrestuar dy korrierë droge me shtetësi shqiptare. Mësohet se pas një kontrolli të zakonshëm në rrugët e qytetit të Komos, policia financiare ka arrestuar dy shqiptarë jo rezidentë në Itali me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndës narkotike të tipit kokainë.
Në automjetin me të cilin ata udhëtonin, me targë gjermane dhe në pronësi të një personi të tretë banues në Gjermani, janë gjetur 3.5 kg kokainë e pastër e konfeksionuar në 3 pako.
Lënda narkotike u gjet në një vend të fshehtë në makinë, modifikuar enkas në pjesën anësore të aribagut të pasagjerit, dhe e kontrolluar me anë të një mekanizmi komandash elektronike.
Ndaj dy shtetasve shqiptarë u vendos masa e arrestimit e aktualiasht ndodhen në burgun e Komos deri në pritje të procesit gjyqësor.
3.5 kg kokainë, prangat dy korrierëve shqiptarë në Itali
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...