3-fishohen çmimet në bujqësi, Zusi: Problem lëndët e para, rritja do vazhdojë

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çmimi i lëndëve të para në bujqësi është trefishuar në gjysmën e parë të vitit. Bizneset e këtij sektori thonë se të gjithë inputet janë rritur, por më të shtrenjta janë bërë farat, fidanët, dhe plehrat kimikë. Alban Zusi, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Industrisë Ushqimeve thotë se parashikimet për stinën e vjeshtës dhe të dimrit janë edhe më pesimiste. Për disa produkte pritet mungesë në treg dhe ndërsa të gjithë kostot parashikohet të rriten më tej.

“Deri tani nuk ka pasur probleme me furnizimet, por me çmimet. Çmimet janë rritur. Pritet të ketë përkeqësim që rritjes së çmimeve t’i shtohet mungesa në treg e produkteve. Mund të ketë disa produkte që nuk mund të gjenden”, thotë Zusi.

Bizneset kërkojnë që në këtë situatë Shqipëria të marrë masa si në shtimin e rezervave ushqimore dhe në stimulimin e rritjes të prodhimit bujqësor vendas.

“E gjithë bota po diskuton mungesën e produkteve në raftet e dyqaneve sepse mendohet për krizë ushqimore të planetit. Duhet që ne të marrim masa që ta minimizojmë dhe të kemi sa më pak pasoja. Të marrim masa ekonomike dhe nxitëse për të ulur kostot e kësaj situate”, shprehet ai.

Alban Zusi sqaron se duhet rikthyer regjimi i vjetër për uljen e TVSH-së për lëndët e para në bujqësi, ndërsa qeveria duhet të subvencionojë sektorin.

“Prodhimi bujqësor në të gjithë botën është i subvencionuar. Nuk mbijeton dot, nuk mundet që Shqipëria të ngelet ishull dhe ndryshe nga vendet e tjera”, thekson Zusi.

Kina, India, Rusia, SHBA dhe Ukraina janë vendet kryesore prodhuese të  grurit në botë, ndërsa Rusia dhe Ukraina kanë 50% të furnizimit me lëndë të parë në rang global të vajit të lulediellit. Lufta Rusi-Ukrainë por dhe thatësira dhe përmbytjet në disa shtete kanë ulur prodhimin bujqësor këtë vit.

Zjarr Tv Ad