3 ministra socialistë dhe një kryebashkiak janë përgjuar në afera nga shërbimet e huaja

0
313
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

2 ministra, një kryebashkiak i rëndësishëm dhe një ish-ministër socialist në “kurthin” e shërbimeve partnere”.

Kështu shkruan në një status të gjatë në Facebook, gazetari Denis Dyrnjaja.

Ai thotë se përgjimet janë kryer nga dy vende mike dhe zyrtarët socialistë implikohen direkt me zë dhe me emra, në afera korruptive.

Sipas tij, dosjet përmbajnë të dhëna për implikime të rënda të cilat mund të trondisin pozitat politike të mazhorancës.

Dy ministra, një kryebashkiak i rëndësishëm dhe një ish-ministër i qeverisë ‘Rama’ janë vënë në përgjime pasi persona të interesuar për favorizime i kanë përmendur ata si persona kontakti.

Dyrnjaja shton gjithashtu dosja e korrupsionit e zbuluar nga shërbimet partnere mund të publikohen në media gjatë muajit dhjetor.

Postimi

Një skandal i madh dhe i paparashikuar mund të krijojë një tronditje të fortë në politikën shqiptare. Shërbimet sekrete të të paktën dy vendeve mike kanë interceptuar biseda ku implikohen direkt me zë dhe madje me emra konkretë 2 ministra të mazhorancës, një kryebashkiak i rëndësishëm dhe një tjetër ish ministër i mazhorancës ky i fundit me pozita shumë të rënduara nga ekspozimi në përgjime.

Në biseda që rezultojnë me orë të gjata përgjimi, zyrtarët qeveritarë janë angazhuar në veprimtari kompromentuese dhe nxjerrin zbuluar angazhimin direkt të tyre në afera të dyshimta për veprime selektive me qëllim favorizimi të subjekteve apo individëve në çështje të ndryshme. Shërbimet kanë rënë në gjurmë nga persona të interesuar direkt për favorizime të cilët kanë përmendur persona kontakti që kanë shtyrë agjentët të nisin “ndjekjen e heshtur” duke zbuluar thesarë të vërtetë që implikojnë zyrtarët e lartë në rrethana kompromentuese që përbëjnë shkelje të rënda ligjore me pasoja edhe penale.

Sipas informacioneve konfidenciale, dosjet me përgjime do të krijojnë pasoja të rënda edhe në aspektin politik pasi do të trondisnin rëndë pozitat politike të mazhorancës dhe mund të krijojnë një situatë të paparashikueshme politike. Dhe për kryeministrin Rama kjo do të ishte një kosto e panevojshme, e parashikuar dhe e padëshiruar para zgjedhjeve lokale të cilat mund të kthehen në një bumerang duke ditur se plasja e skandaleve mund të shkojë si bonus politik për dyshen Berisha-Meta që presin me padurim çdo gabim apo gafë të mazhorancës për të përfituar poktikisht.

Dhjetori mund të jetë një muaj plot surpriza në aspektin politik por edhe penal pasi të dhënat paraprake flasin për implikime shumë të rënda, kompromentuese dhe me pasoja ligjore e kosto politike të zyrtarëve në fjalë. Në 6 dhjetor nuk do të ketë vetëm një mbledhje të udhëheqësve të BE-së në Tiranë, nuk do të ketë një protestë të opozitës, por me gjasë mund të publikohen në media dosjet bomba të përgjimeve të zyrtarëve që do ta bëjnë shumë të akullt dhjetorin politik./syri.net

Zjarr Tv Ad