3 të mandatuar për konsultimet/ Taulant Balla: Iu kemi kërkuar deputetëve që të sjellin emrat e tyre për president të vendit

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një komunikim me gazetarët tha se në mbledhjen e sotme, socialistët kanë hapur diskutimet për emrin e presidentit të ri të vendit. Balla tha se të gjithë deputetëve socialistë iu është kërkuar që të sjellin propozime për emrat e mundshëm që të jenë pjesë e garës për president.

Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali do të jenë përfaqësuesit që do të koordinojnë këto propozime.

Taulant Balla:

Po afron dita për konferencën e kryetarëve ku do të vendoset edhe axhenda e Kuvendit, dhe do të diskutojmë për emrin e presidentit që duhet të zgjidhet jo më vonë se nga data 24 Maj. PS e cila është shumicë parlamentare, do të zhvillojë një proces të hapur, për tu konsultuar me grupet e tjera parlamentare, me deputetët, dhe me gjithkënd tjetër që është i interesuar.

Këto konsultime kanë nisur edhe brenda grupit tonë, me qëllim që ne të kemi gati kanidaturat e mundshme, ku deputetët do të sjellin edhe ata propozimet e tyre. Kushtetuta ka sanksionuar që procesi në tre raundet e para kërkon 84 vota, dhe mekanizmi zhbllokues, është ai që në raundin e katërt kërkon 71 vota.

Është çështje e brendshme e tyre se çfarë ndodh në grupet parlamentare. PS është e vetmja që ka kontribuar në vendosjen e standardeve , në mënyrën e konsultimit dhe natyrshëm edhe këtë herë do të zbatohet një gjë e tillë.

Zjarr Tv Ad