3 viktima nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 525 persona si të dyshuar me Covid, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 47 prej tyre.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Istog 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Obiliq, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Vushtrri.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 113 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 622 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 15.472.

Zjarr Tv Ad