3-vjeçari ndërroi jetë në kopshtin “Flatrat e Dijes”, familjarët para Prokurorisë: Duam drejtësi, s’besojmë që është mbytur te varsja e rrobave

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Familjarët  e 3-vjeçarit që ndërroi jetë në kopshtin “Flatrat e Dijes” në Fier disa ditë më parë, kanë shkuar para Prokurorisë dhe kërkojnë drejtësi për të voglin e tyre. Familjarët e 3-vjeçarit janë shpreehur se nuk besojnë se fëmija ka humbur jetën në mënyrën që ata thanë, duke u mbytur me zinxhir në varsen e rrobave.

Ata janë shprehur se  në fillim familjarëve në fillim është thënë se djali ishte mirë, ndërsa më pas kanë marrë lajmin se ai kishte ndërruar jetë. Majde ata denoncojnë se u është thënë se se  ambientet e kopshtit kanë kamera sigurie, ndërsa tashmë u është thënë që nuk ka kamera.

“Më kanë marrë mua të parën në telefon dhe më kanë thënë është mbytur me litar të bluzës dhe më kanë thënë është në gjendje të mirë dhe është përmendur dhe kur unë kam vajtur në spital më kanë thënë është në sallë të operimit. Në momentin që unë u kam thënë pse është futur në sallën e operimit, doktori ka ardhur dhe më ka thënë se fëmija ka ardhur pa jetë”, tha nëna Donalda Kodheli.

“Ai vend ku ata thonë që është mbytur, është 60 metra i lartë, ndërkohë që fëmija është 80-90 centimetra. Ne shkuam dhe pamë vendin ku ndodhi ngjarja. Ne jemi shokuar të gjithë”, u shpreh daja i viktimës Durim Kaja.

Zjarr Tv Ad