3 zona me rreze 10 kilometër në karantinë/ Zv.ministrja e Bujqësisë: Gripi i Shpendëve po ‘bën namin’ edhe në Francë (Thirrja për konsumatorët)

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendësministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci ka bërë përditësimin e situatës së gripit të shpendëve në vendin tonë, ku sipas saj situata është dinamike.

Sipas zv.ministres 3 zona janë vendosur në karantinë, me një perimetër sigurie 10 kilometër, e para është me qendër në Rashbull të Durrësit, tjetra në Dibër, dhe një tjetër në liqenin e Prespës.

Gjeci tha se një valë infektimesh kanë prekur dhe një sërë vendesh të tjera të BE-së, me Francën, që derimë tani përllogaritet të kenë ngordhur 72 milionë shpendë. Nga ana tjetër Gjeci bëri thirrje për konsumatorët, që në rast se shohin tregtimin e shpendëve jashtë standardeve, duhet të lajmërojnë autoritetet.

Në shumë vende të BE, janë konfirmuar rastet të gripit të shpendëve, është një sëmundje që po ndiqet në të gjitha vendet e BE, aktualisht Franca ka rastet më të shumta të të prekurve, ku kanë ngordhur 72 milionë shpendë.

Janë përcaktuar masa që duhet të merren në kuadër të ligjeve të BE. Dua të sigurojmë konsumatorët, që në asnjë rast nuk ka pasur transmetim të gripit të shpendëve nga nënproduktet e tij. Perimetri i sigurisë është vendosur në Durrës, Dibër, Korçë, me një perimetër 10 km nga qendrat ku janë zbuluar.

358 mijë shpendë të ngordhura, janë groposur vetëm dje 39 mijë shpendë. Është aktivizuar shërbimi veterinar, që kanë ndaluar tregtimin të pakontrolluar të mishit, ftojmë qytetarët që ti drejtohen numrave jeshilë. Ne kemi deklaruar që groposja është bërë në territorin e Bashkisë së Shijakut.

Zjarr Tv Ad