30-31 mars, publikohet axhenda e Papës në Marok

0
4

Zyra e shtypit të Vatikani ka publikuar programin zyrtar, me oraret e detajuar, të udhëtimit apostolik Papës Françeskut në Marok, nga data 30 deri në 31 mars, pra, një vizitë e kufizuar kryeqytetin Rabat sipas propozimit të autoriteteve lokale (në një moment qe njoftuar edhe një ndalesë në Kazablankë). Udhëtimi i 28 ndërkombëtar i Papës Françesku: “shërbëtor i shpresës”, siç pohon tema e vizitës, do të fillojë në orën 10.45 të shtunën, më 30 mars nga aeroporti i Fiumicino. Aeroplani papnor do të ulet në ora 14.00 sipas orarit lokal (15.00 në Evropë) në aeroportin Ndërkombëtar të Rabat-Salé, ku është në program mikpritja zyrtare.

Në mars 30 takimi me popullin maroken dhe imamët

Por ceremonia e mirëseardhjes do të jetë në ora 14.30 në sheshin para Pallatit Mbretëror, në Rabat, ku është parashikuar, pastaj, duke filluar nga ora 14.50, një vizitë kortezie e Papës mbretit Mohammed VI. Më pas Papa Françesku do të shkojë në sheshin e Xhamisë Hassan, ku në ora 15.30, do të takohet me popullin maroken, autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik. Një orë më vonë, në ora 16.30, Papa Françesku do të vizitojë mauzoleun Mohammed V, dhe më pas, në ora 17.00, do të shkojë në Institutin Mohammed VI për formimin e imamëve, predikuesit dhe predikueset. Dita e parë e udhëtimit të Papës do të përfundojë në selinë e Karitas-it, ku do të takohet me emigrantët.

31 mars Mesha për komunitetin katolik

Pas pushimi në Nunciaturën Apostolike në Rabat, ku banon Nunci që nga viti 1976, të dielën e 31 marsit, në orën 9.30 para dite, Françesku do të vizitojnë qendrën rurale të shërbimeve sociale Témara, në periferi të kryeqytetit, që drejtohet nga Motrat Bijat e Bamirësisë. Në 10.35, në Katedralen e Rabatit, Papa do t’u fol me meshtarëve, rregulltarëve, rregulltareve, personave të përkushtuar dhe anëtarëve të Këshillit Ekumenik të Kishave.

Pas drekës me delegacionin përcjellës dhe ipeshkvijtë e Marokut, në ora 14.45 Papa Françeskut do të kremtojë Meshën në qendrën sportive Prince Moulay Abdellah. Përshëndetja e largimi nga Maroku do të mbahet në ora 17.00, gjithnjë në aeroportin e Rabat-Salé, dhe në ora 17.15 nisja për Romë-Ciampino, ku avioni papnor do të mbërrijë në  ora 21.30.