30 mijë të prekur nga fruthi, refuzuan vaksinimin

0
2

11 njerëz vdiqën dhe më shumë se 30.000 janë infektuar këtë vit nga epidemia e fruthit në Ukrainë, vendi europian më i prekur nga sëmundja.

“Viktima e fundit ishte një vajzë 11 vjeçare, e cila vdiq nga komplikacionet e shumta kontraktuese të sëmundjes”-tha ministri i Shëndetsisë.

Rreth 30.500 njerëz,përfshirë 17.000 fëmijë janë infektuar këtë vit. Autoritetet thanë se mungesa e vaksinës vitet e kaluara si dhe mendimet  kundër vaksinimit, e shtyrë nga fushatat online për të përhapur informacion të rremë në lidhje me rreziqet e supozuara të vaksinës, ishin arsyet pse shpërtheu sëmundja. Kjo sëmundje mund t’iu vrasë në një ditë të vetme.

Organizata Shtetërore e Shëndetit rekomandon 95% normën e vaksinimit për të parandaluar përhapjen masive dhe vdekjen.

Në Ukrainë, vetëm 12% e fëmijëve 1 vjeç janë vaksinuar në fund të 2016 sipas UNICEF. Rastet e fruthit u rritën më shumë në 2018 për Europën, me Ukrainën që ka numrin më të lartë të të prekurve. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, në 2018 Europa në tërësi ka pasur rreth 83.000 raste. Qeveria ukrainase raportoi 54.000 raste në 2018.Kishte 16 vdekje në mbarë vendin. Në vitin 2019 autoritetet nisën një fushatë të veçantë,duke përfshirë dërgimin e ekipeve të vaksinimit në shkollat rurale në dy rajone perëndimore,të goditura rëndë nga epidemia.