Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri publikoi sot prova siç tha të një skandali të madh. Sipas saj, provat tregojnë se si u shtuan nga KQZ-ja 3 mijë vota më shumë për kandidatin në Elbasan se sa u gjendën fletë votimi në kuti.
“Nga nxitimi për të mbuluar skandalin, KQZ-ja publikoi dje një dokument tjetër me të dhëna të ndryshuara, duke fshirë shtesën e 3 mijë votave te kandidatit socialist mbi fletët e gjendura në kuti. Mediat e morën këtë informacion nga Taulant Balla, i cili publikoi i pari në Facebookun e tij linkun e KQZ-së me të dhënat e ndryshuara për Elbasanin. Në fakt, ajo që ka ndodhur në të vërtetë, është që ky dokument i falsifikuar është prodhuar fillimisht nga Taulant Balla dhe më pas është hedhur në faqen e KQZ-së, duke e faktuar atë jo si një institucion në shërbim të votës së qytetarëve, por në shërbim të matematikës hajdute të Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Më konkretisht, facebook-u i Taulant Ballës dhe faqja e KQZ-së na ndihmojnë për të bërë transparencë për shpërdorimin e detyrës nga KQZ dhe fallsfikimin e dokumentave nga Taulant Balla për të mashtruar qytetarët.
- Taulant Balla publikoi dokumentin e fallsfikuar për Elbasanin dje në orën 11.58 minuta në përpjekje për të sulmuar opozitën dhe për të mohuar skandalin e 3 mijë votave.
- Ky dokument, deri atëherë nuk ekzistonte në KQZ, por 16 minuta më vone, në orën 12.14, fallsfikimi u publikua në ëebsite-n e KQZ-së, në të njëjtin vend me dokumentin e mëparshëm të 3 mijë votave më shumë për kandidatin, sesa fletë të gjendura në kuti.
3. Rrethi mbyllet aty ku nisi. Në 12.35, siç tregon facebook-u, Taulant Balla e veshi mashtrimin me linkun zyrtar të KQZ-se, të cilin e kishte prodhuar vetë.
Ky është një rast skandaloz që e vendos KQZ-në në pozitën e një fasoni, që punon me materiale gjysëm të gatshme, të cilat i vijnë nga zyra e Edi Ramës dhe bandës së tij”,- sqaroi Pampuri.
Demokratja tha se Partia Demokratike do të padisë si Taulant Ballën ahstu edhe Denar Bibën, për këtë skandal, por edhe të tjerë persona të përfshirë.
“Taulant Balla është përfshirë në listën e personave që kanë kryer krim zgjedhor dhe bashkë me, Denar Bibën dhe kamikazë të tjerë do të paditen për shpërdorim detyre, fallsfikim dhe manipulim të votës. Ajo që na takon ne, shqiptarëve që refuzuam maskaradën e Edi Ramës më 30 Qershor, është vazhdimi i betejës deri në largimin e tij. Pjesëmarrja sa më e madhe në protestën e nesërme në orën 20.00 është përgjigja më e mirë kundër regjimit më të korruptuar dhe më të kriminalizuar në Europë”,- u shpreh Pampuri.