30 sigurimsat padisin Autoritetin e Dosjeve, nuk pranojnë të jenë të përfshirë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shumica e 30 zyrtarëve që rezultojnë si të kenë patur lidhje me Sigurimin e Shtetit kanë paraqitur ankimim në Autoritetin e Dosjeve dhe kanë bër padi në gjykatë duke mos e pranuar këtë fakt.

Është Marenglen Kasmi, Anëtar i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit që deklaron se pjesa më e madhe e tyre nuk e kanë pranuar këtë fakt edhe pse rezultojnë të dokumentuar nga verifikimet që ka bërë Autoriteti.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Kasmi tha se është e drejta e tyre mbështetur në ligj që të ankimojnë dhe të padisin në gjykatë Autoritetin.

Pak ditë më parë në media u publikua një raport i këtij Autoriteti me inicialet e 30 bashkëpunëtorëve të Sigurimit që ishin pjesë e institucioneve të shtetit. Por duket se çështja nëse ata duhet të lënë apo jo detyrën do të vijojë deri në një vendim gjykate.

Zjarr Tv Ad