30 vjet më parë Tirana hodhi shtatoren e diktatorit/Belind Këlliçi:”PD lindi për të sjellë shpresë dhe ndryshim”

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

30 vjet më parë Tirana hodhi shtatoren e diktatorit. Rreth 200 mijë qytetarë u bënë protagonistë në sheshin Skënderbej.

Autoritetet shtetërore e cilësuan “akt vandalizmi” dhe arrestuan 300 protestues, nisur nga pamjet filmike të Sigurimit të Shtetit.

Mirënjohje përjetë 900 studentëve e profesorëve që hynë në grevë më 18 shkurt 1991!

Mirënjohje protagonistëve Ardian Heta, Indrit Suka, Astrit Hatellari dhe Xhovalin Çokani për guximin e tyre të jashtëzakonshëm! Pamjet historike janë filmuar nga operatori Fatmir Çepani. Pa kameran e tij sot do të kishim vetëm gojëdhëna.

Protagonistët kryesorë ishin njerëzit e këtij vendi. Minatorë, hidraulikë, shoferë, studentë, profesorë, qytetarë të lodhur nga diktatura e varfërisë.

PD lindi për të sjellë shpresë dhe ndryshim. Bashkë me njerëzit e këtij vendi, ne do të sjellim ditë më të mira për ju dhe Shqipërinë. Më 25 prill, Shqipëria fiton!

 

 

Zjarr Tv Ad