300 euro/personi për të kaluar sirianët në kufi, ndalohen 4 persona në Elbasan, 2 shpallen në kërkim

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Xhulian Drymishi, Romeo Drymishi, Jorid Muceku dhe Eralbi Koliqi janë ndaluar nga Policia e Elbasanit pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë të arrestuar më herët, ndihmonin emigrantët të kalonin kufirin e vendit tonë.

Pas operacionit të koduar “RREZJA 1”, janë shpallur në kërkim shtetasit Artur Salianj dhe Sandri Krasta.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetasit Gentian Sula dhe Ardenis Dreni (të cilët janë arrestuar më datë 28.09.2020), kryenin në mënyrë të organizuar veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve me origjinë nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke bërë transportimin e tyre nga Korça drejt Tiranës, kundrejt fitimit 250-300 euro për person.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë të ndryshme, kanë transportuar një numër të konsiderueshëm personash, të cilët janë bllokuar nga shërbimet policore, pa mundur të kalojnë kufirin.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 6 automjete dhe 11 aparate celular.  Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivite

Zjarr Tv Ad