300 mijë lekë ryshfet, shkarkohet dhe kallëzohet juristi i Hipotekës Fier

0
209
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Specialisti i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, Ervis Bregasi, i cili u denoncua nga media pasi kishte kryer një akt korruptiv, është shkarkuar nga detyra dhe ndaj tij është kryer një kallëzim penal pranë prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier.

Vendimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe ZQRPP-së ka ardhur pas denoncimit të bërë në emisionin “Fiks Fare”, për një nga punonjësit e ZVRPP Fier.

Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar gjithashtu inspektimin e të gjitha dosjeve të ndjekura nga ky nëpunës, për të verifikuar ligjshmërinë e veprimeve të tij.

Ministria e Drejtësisë falënderon median për denoncimin e bërë dhe në përgjithësi për kontributin aktiv që jep në drejtim të luftës kundër korrupsionit në administratën publike dhe më gjerë.

Në të njëjtën kohë MD përfiton nga rasti, për t’i ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e luftës antikorrupsion, duke refuzuar të paguajnë ryshfet, duke denoncuar çdo rast kur nga nëpunësit e administratës ju kërkohet ryshfet si dhe çdo rast kur nga administrata nuk u jepet shërbimi i parashikuar me ligj, për ti detyruar ata të paguajnë në mënyrë të paligjshme.

Zjarr Tv Ad