Sot në Kapshticë u rikthye qetësia. Ata që kaluan natën jashtë, mbi 100 shqiptare kaluan herët në mëngjes.
Deri në orën 12:00 kaluan Kapshticën 280 persona, dhe sipas udhëzimit të palës greke me tu mbyllur kuota 300 kufiri do të mbyllet për tu rihapur nesër në orën 06:00.
Vetëm në muajin gusht në pikën e kalimit kufitar kanë kaluar mbi 31 mijë shtetas shqiptarë.
Pritet që gjatë javës ditët do të jenë të qeta, ndërsa në fundjavë të rikthehet fluksi.
Greqia do të mbajë këtë regjim të kufizuar të lëvizjes me Shqipërinë të paktën deri më 15 shtator.
Deri atëherë, kusht për lëvizjen eshtë tampioni, ndërsa numrat e atyre që do kalojnë kufirin do të jenë jo më shumë se 750 në kakavijë dhe 300 në kapshticë. Udhëtimet për turizëm drejt Greqisë mbeten të ndaluara.