Spiunia Svetlana Timoveva: Mos më ekstradoni në Moskë, do të më persekutonin aty!

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rusja Svetlana Valerevna Timoveva, e cila u arrestua në muajin gusht pas sulmit në uzinën e Armëve në Gramsh, ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të mos ekstradohet në Rusi, pasi ndihet e pasigurtë për jetën.

“Nuk dua, nuk dëshiroj të ekstradohem për në Rusi, pasi Rusia më kërkon në bazë të vendimit te tij gjyqësor, por unë rrezikoj që t’i nënshtrohem dënimeve të tjera për veprime që nuk janë shkelje të ligjit por që ndaj personit tim do veprohet në këtë mënyrë. Kjo për faktin që unë kam qenë kundër sulmit në Ukrainë. Në lidhje me qëndrimin politik të Putinit mbi luftën në Ukrainë unë kam dalë hapur në rrjetet sociale”, është shprehur Timoveva.

Zjarr Tv Ad