31 vjetori i themelimit të PD-së në Fier, Baçi: Ne realizuam procesin zgjedhor me financat tona, na penguan njerëz të vetë partisë…

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Luan Baçi në fjalën e mbajtur sot për 31 vjetorin e themelimit të partisë në Fier tha se historia dhe anëtarësia janë shumë të rëndësishme për Partinë Demokratike.

Baçi u shpreh se demokratët në Fier kanë financuar vetë procesin zgjedhor dhe se persona të vetë partisë i kanë penguar në mbarëvajtjen e tij.

Në mbështetje të Berishës, ai theksoi se partisë do i kthehet dinjiteti dhe se në këtë ditë të bekuar duhet festuar pavarësisht se me anëtarësinë janë kryer veprime arrogante dhe se listat e firmave Basha dhe grupi i tij i shkruajne vete.

Baçi: Guximi dhe kontributi i tyre në këtë moment historik. Respekt për themeluesit! Sot është dita që të kujtojmë me mirënjohje historinë dhe të gjithë ata që nuk ndodhen sot mes nesh. Sot ne festojmë por duhet të hedhim vështrimin mbrapa e të shohim si para 31 vitesh u vumë para diktaturës komuniste. Respekt për kryetarët e degëve në qytetin e Fierit!

Sot në këtë 31 vjetor është vit i rëndësishëm feste, ne realizuam procesin zgjedhor me financat tona. Pa asnjë ndihmë tjetër dhe për ironi dhe me pengesa nga persona të vetë partisë. Këta i kanë bërë listat vetë, janë sjellë në mënyrë arbitrare dhe me arrogancë me anëtarësinë. Partia është krijuar në një ditë të bekuar, gëzuar të gjithë besimtarëve ortodoksë.

Zjarr Tv Ad