32 vite “Rilindja Demokratike”, Çupi rrëfen bisedën me Berishën: Më tha bëje gazetën si “Zëri i Popullit”

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dita e sotme shënon 32 vite nga botimi i parë i gazetës “Rilindja Demokratike”.

Kryeredaktori i parë i kësaj gazete, Frrok Çupi, ka qenë në edicionin qendror të lajmeve në Abc, ku përballë gazetares Juli Xhokaxhi tregoi detaje të pathëna më parë.

Çupi tha se qëllimi ishte që gazera të ishte e ndarë nga Partia Demokratike dhe të shërbente si një media e pavarur, por nuk mungoi ndërhyrja.

“Ne e kishim parashikuar çfarë mund të ishte, kishim frikën e një ndërhyrje nga partia, kishim dhe eksperiencën nga ish-kampi socialist se çfarë ndodhte me gazette e partive. Ajo gazetë ka pasr një rdaksi dhe nje grup intelektualësh që atëherë u konsiderua këshill botues. Kjo ishte bërë me disa nga artistët më të spikatur të vendit. Qëllimi ishte që pasi të bëheshin zgjedhjet e para ajo do të ishte gazeta themelore, e pavarur e Shqipërisë dhe ky grup e ndërtoi në një mënyrë që të ishte një sanduiç brenda partisë dhe redaksisë së gazetaës. Ne nuk e denim sa e egër do të ishte PD. Partitë e sulmojnë gazetën”, tha Çupi.

Ai regoi më tej edhe një episod pasi u rëzua busti i diktatorit Enver Hoxha, kur kreu i PD Sali Berisha i tha që “Rilindja Demokratike” të ngjasonte më shumë me “Zërin e Popullit. Çupi tha se Berisha iu drejtua atij duke I thënë (partia vdiq sot” (ditën e rënies së bustit).

“Partia jonë vdiq sot. Ne mund ta rithemelojmë partinë, nëse dikush nga ne mbetet gjallë, por të lutem më tha mua, gazetën mos e bëj ashtu, por bëje si Zërin e Popullit, në mënyrë që të shprehim keqardhje përballë presidentit Ramiz Alia. Kur unë shkova në redaksi disa nga anëtarët e bordit dhe në mënyrë miqësore më thanë “hajde ta bëjmë ashtu si thotë Saliu”. Por nuk ndodhi ashtu. Të nesërmen ka qenë shkrimi me titullin “A nuk mund ta kalojmë duke qeshur?” një nga nëntitujt ka qenë “Nexhmija muna ta mbajë bustin e Enverit në shtëpinë e vet”, tregoi Çupi.

Zjarr Tv Ad