32-vjeçari tenton të futet me forc në Kryeministri, arrestohet nga policia (EMRI)

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pai ka tentuar të futet me dhunë në Kryeministri.

Në pranga përfundoi Aurel Latifi i cili pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë.

Ai akuzohet për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë.

Zjarr Tv Ad