Nga Gent Strazimiri
Mbase Sali Berisha ka pjesë në ‘kullën’ pas Operas, siç thonë mjerot…
Mbase ka pjesë në të gjitha kullat e ndërtuara me paratë e drogës në Tiranë, pavarësisht se është denoncuesi i secilës prej tyre në këto 10 vite.
Mbase ai ka pjesën e tij edhe në secilin prej inceneratorëve, që vetë i ka denoncuar i pari si vjedhjen e shekullit e për të cilët nuk resht së kërkuari SPAK-ut arrestimin e përgjegjësve.
Mbase ka pjesë në çdo ‘rrugë të florinjtë’, PPP e koncesion që ka denoncuar i pari, me emra dhe dokumente…
Mbase Sali Berisha ka pjesë në çdo të pabërë që ka bërë Edi Rama në këto 25 vite në politikë si Ministër Kulture, Kryebashkiak i Tiranës e më tej si kryetar opozite e kryeministër….
Përderisa ka akoma njerëz që besojnë se mbase vërtetë Sali Berisha nxori nga burgu në Greqi Zani Caushin në 1997, që të vinte ta rrëzonte nga pushteti me armë së bashku me Skënder Gjinushin, çdo ‘mbase’ tjetër pas kësaj… mbase edhe qëndron… (?!)
Mbase!!!!!
Por në këto 33 vjet dilemash, një gjë është mëse e sigurtë, e qartë dhe e provuar:
-Ata që i fabrikojnë e mbajnë gjallë këto ‘mbase’ e ‘ndoshta’ për debilë e imbecilë, janë që të gjithë GAZETARË TË PASUR, njëri më shumë se tjetri…!
Janë pasuruar duke ushtruar zanatin e gazetarit (?!), pasi kishin ardhur në Tiranë nga fshati direkt në konvikt, me një valixhe druri të marrë borxh…
Përbuzjen për pështirësinë dhe flligën që përfaqësojnë këta fabrikues ‘ndoshta-sh’ e ‘mbase-sh’, askush nuk e ka përkufizuar dot më bukur se Indro Montanelli, në qartësinë e tij si GAZETAR:
-Një gazetar i pasur, është një gazetar që qelbet erë, sepse ka shfrytëzuar profesionin për të arritur qëllime të tjera…
Kjo është QARTËSIA e vetme në këto 33 vjet erë të qelbur mes ‘mbase-sh’ e ‘ndoshta-sh’…
Kaq.