34 vjet nga humbja e jetës së Enver Hoxhës

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës. Më 11 prill 1985, Shqipëria ishte në zi, pasi në Tiranë, vdiq Enver Hoxha, 76 vjeç. “Humbje e thellë” do ta quante shtypi komunist i kohës; “vdiq diktatori më mizor” do të njoftonin mediat në botë; “…ka pak arsye për keqardhje… vdekja e tij shënon zhdukjen përfundimtare të një brezi tiranësh stalinistë”, do të shkruante “The Times”.

I konsideruar ndër diktatorët më mizorë në histori, Hoxha pati edhe arritje; në arsim, mjekësi, industri; por urrejtja dhe zemërimi popullor i grumbulluar ndaj tij ishte shumë më i madh dhe u shpreh me rrënime të shkollave, spitaleve, fabrikave, uzinave, çdo gjëje që simbolizonte pushtetin e tij, në fillim të viteve 1990, kur shtatoret, bustet dhe diktatura ranë të gjitha njëherësh.

Më 1992, trupi i Enver Hoxhës do të hiqej nga Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. De-jure, Enver Hoxha vazhdon të jetë “Hero i Popullit”.

Zjarr Tv Ad