3,500 gjoba në një javë dhe 130 patenta të pezulluara, Rrugorja e Tiranës ndëshkon shoferët problematikë

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mijëra gjoba janë vendosur nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë javës që lamë pas, për shoferët problematikë që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, nuk vendosin rripin e sigurimit apo dhe ata që drejtojnë në gjendje të dehur.

Bëhet me dije se u arrestuan dhe u proceduan në gjendje të lirë gjithsej 18 drejtues mjetesh, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme. Gjithashtu, u goditën dhe 5 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e gjobës, duke e çuar kështu në 109 numrin e këtyre rasteve.

Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se janë ndëshkuar me masë administrative 707 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe 291 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 2145 drejtues mjetesh. Sakaq, janë pezulluar 130 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

354 gjoba janë vendosur për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, si dhe janë hequr 7 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës, duke e çuar kështu në 387 numrin e targave të hequra që nga fillimi i këtij viti.

Zjarr Tv Ad