Trageti mbërriti mëngjesin e së dielës në portin e Durrësit, 36 orë pasi ishte nisur nga porti italian për shkak të një difekti.
Kapiteneria e portit të Durrësit ka bërë inspektim paraprak të gjendjes teknike të tragetit dhe ka sekuestruar dokumentacionin e mjetit lundrues.
Pas inspektimit, kapitenieria e Portit bëri me dije se trageti ka pësuar defekt vetëm pak kohë pasi ishte nisur nga porti i Ankonës.
Kapiteni ka konstatuar se një prej motorëve të mjetit lundrues ishte jashtë funksionit.
Ai duhet të lajmëronte kapitenerinë e portit të Ankonës dhe autoritetet portuale sipas ligjit dhe duhet të ankoronte mjetin lundrues në një prej porteve me të afërt.
‘Por kapiteni i “Bridges”, në bordin e të cilit ndodheshin 807 pasagjerë, lajmëroi vetëm pronarin e kompanisë së lundrimit, prej të cilit mori urdhrin që trageti të mos ndalonte, por të lundronte me shpejtësi të reduktuar drejt Durrësit’bënë me dije burime nga Kapiteneria.
Kapiteneria e Përgjithshme pret raportin përfundimtar të hetimit për të vendosur se çfarë do të bëhet me tragetin, i cili erdhi nga Ankona në Durrës me vetëm një motor në punë, ndërsa kishte në bord më shumë se 800 pasagjerë që qëndruan për 36 orë në det të hapur.