360° Gradë – 105 VJETORI I POLICISE, BASHA TË BASHKOHEMI PËR TË SHPORRUR ALEANCËN E KRIMIT

0
391
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar familjen e Artan Cukut, i cili u vra prillin e kaluar në hyrje të pallatit ku banonte. Basha tha se vetingu në polici është “si t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë”, pasi korrupsioni nuk nisi nga radhët e policisë për kokat.

Në 105 vjetorin e Policisë së Shtetit, kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur të nderojë uniformat me një vizitë në shtëpinë e oficerit të vrarë të policisë Artan Cuku. Gjatë vizitës, Basha ka vënë theksin tek veprimi sa më shpejtë i institucioneve për të dënuar ata që ngritën dorë ndaj Artan Cukut duke i marrë jetën. Kreu i PD bëri apel qytetarëve për protestën e 27 janarit, duke u shprehur për bashkim të një aleancë vlerash për të mposhtur aleancën e krimit në pushtet.

 

Në këtë vizitë Basha shoqërohej nga deputetët Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri si dhe nga efektivë të liruar të policisë.

Zjarr Tv Ad