360° Gradë – ARRESTOHET VRASËSI I MOBILIERISË

0
439
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fatjon Karmeshtna 35 vjecari i cili dyshohet se mbyti për vdekje bashkëshorten e Sadetin Sulës në mobilierinë ku punonin në Shkodër, eshte arrestuar një ditë më pare.

Ky është Fatjon Karmeshtna 35 vjecari i cili dyshohet se mbyti për vdekje bashkëshorten e Sadetin Sulës në mobilierinë ku punonin në Shkodër. I riu u arrestua një ditë më parë ndërsa prokurori i çështjes Henrik Ligori, mësohet se ka dërguar kërkesën për caktimin e masës së arrestit me burg në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Pas gati dy vitesh nga vrasja e Suela Sulës, Prokuroria arriti të identifikojë Karmeshtnën nëpërmjet profilit të tij gjenetik. Në kërkesën e prokurorisë drejtuar gjykatës, theksohet se ish-bashkëshorti i saj edhe ky i arrestuar kishte komunikime të vazhdueshme me 35 vjecarin të cilit i fliste për problemet e tij bashkëshortore dhe xhelozinë që kishte për gruan. Pikërisht në këtë moment mësohet se Sula i kishte kërkuar Karmeshtnës vrasjen e saj. Suela Sula u gjet e mbytur në tualetin e mobilierisë dy vite më parë, ndërsa sipas hetuesve, ajo kishte luftuar deri ne frymën e fundit. Për këtë Prokuroria mori profilin gjenetik të vrasësit në një shishe uji që kishte përdorur në vendngjarje, por edhe mbetje në thonjtë e viktimës. Pas krahasimit të analizave, rezultoi se ato përputheshin plotësisht. Fatjon Karmeshtna do të përballet me akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim me ish-bashkëshortin e të ndjerës.

Zjarr Tv Ad