360° Gradë -BASHA SULMON PORTALIN EU REPORTER TË BRUKSELIT PORT’HALE

0
685
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Frika e dhunës përpara vizitës së delegacionit europian në Tiranë. Është ky titulli i analizës së publikuar në Eureporter, portali i pavarur online që mbulon Bashkimin Europian.Në shkrimi nënvizohet se frika mbetet e lartë pasi vizita e delegacionit europian, mund të rastisë në një kohë dhune në rrugët e Tiranës. Kjo frikë sipas artikullit është nxitur nga komentet e fundit drejtuar mbështetësve të tij, nga kryetari i opozitës Basha, vijon artikulli, që sjell edhe deklaratën e kryetarit të partisë demokratike: Nëse kërkoni luftë, luftë do të keni!Në shkrim theksohet se diplomatët më të lartë të Brukselit i kanë bërë thirrje partisë demokratike në opozitë, të ndërpresë bojkotin e Parlamentit dhe të angazhohet në procesin legjislativ. Sipas artikullit Kërkesa e bërë nga përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, vjen në një kohë kur tensionet po rriten në prag të vizitës në Shqipëri të një delegacioni të nivelit të lartë, i programuar për të hënënSiç shkruhet në artikull, zonja Mogherini i bën thirrje opozitës të veprojë me përgjegjshmëri. Kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalimin e zakonshëm të paradites nga çadra e protestës u ndal dhe tek artikulli i portalit te Brukselit.
Basha sulmoi portalin ‘Eu reporter’ ku në një artikull theksohej se BE bindet çdo ditë e më shumë se zgjedhjet pa opozitën do të ishin të vështira, por jo të pamenaxhueshme.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad