360° Gradë -BERAT NUK PËRFITUAN DËMSHPËRBLIM PËR PËRMBYTJET

268
6699

Plotë 62 dosje të fermerëve të përmbytur në Qarkun e Beratit nuk u ekzekutuan si pasojë e kalimit të afatit të shpërndarjes së demshpërblimit. Fermerët e bashkive Berat, Kucovë dhe Ura- Vajgurore dhe pse nisën dokumentacionin e plotë në institucionet e Bujqësisë Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Prefektit të Qarkut, nuk mundën të ishin në listat përfituese të dëmshpërlimit. Një grup fermerësh të njësisë administrative Poshnje, në Urën Vajgurore ngritën zërin disa ditë më parë duke protestuar përpara institucionit të prefektit të qarkut, për neglizhencën sic e quajtën ata të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në lidhje me pregatitjen e dosjeve të dëmshpërlimit.

Prefekti i Qarkut të Beratit, Fadil Nasufi pasi ka ngritur një grup pune në lidhje me këtë problem shprehet se tashmë mbetet që të lëvrohen fonde të tjera nga qeveria për këtë kategori, pasi nuk janë pak, por 14 raste që nga ana e njësive vendore nuk u bënë dëmshpërblimet, ndrësa 48 raste të tjera nuk ishin vlerësuar në kohë nga ana e komisioneve të ngritura.

 

Përmbytjet e ndodhura në vitin 2015 shkaktuan dëme të mëdha në Qarkun e Beratit, ku 490 familje në tre bashki u dëmshpërblen, ndërsa të tjerët ende jo. ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion