Kreu demokrat Basha dhe kryeministri Rama debatuan sot në Kuvend lidhur me aplikimin e ndihmës ekonomike tek familjet e varfra. Gjatë përgjigjes së shefit të qeverisë pati dhe tension në sallë, pasi Basha dhe deputetët e tjerë demokratë u ngritën në foltore. Opozitarët lanë sallën e Kuvendit pa mbaruar fjala e kryeministrit.
Seanca e sotme plenare ka sjelle debat mes maxhorances dhe opozitës ne lidhje me problematiken e rreth 20 mije familjeve te përjashtuara nga skema e ndihmës ekonomike. Basha ka kërkuar nga qeveria te beje transparence per sistemin e pikëzimit qe eshte përdorur per te nxjerre jashte skemës mijëra familje, por kryeministri Rama ka vene ne dukje se ai është miratuar nga qeveria Berisha.
Në një moment të fjalës Rama duke iu drejtuar deputetëve të PD-së: Fluturoni si korbat mbi çdo gropë që hapët duke kërkuar llogari prej nesh. Në këtë moment Basha dhe deputetët e PD-së u afruan në foltoren e kuvendit ku ndodhej kryeministri. Garda ndërhyri kordon për të parandaluar çdo incident të mundshëm.
Jashte parlamentit Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se kryeministri Rama po sulmon opozitën për të fshehur të vërtetën në lidhje me heqjen padrejtësisht të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.
I pyetur për protestën e radhës Basha tha: Protestat janë të vazhdueshme dhe janë të shtrira kudo, sot patë dy protesta këtu para parlamentit. Kur do ta bëni ju protestën e radhës për poshtërimin dhe shkeljen e të drejtave tuaja, ju sigurojmë që kurdo që ta bëni ne do të na keni në krah, i tha Basha gazetareve.