360° Gradë -FINALIZOHET ME SUKSES OPERACIONI MASIV ANTIDROGË I KODUAR BOGOVA

0
4441
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arrestohet në flagrancë 1 nga autorët e dyshuar si dhe  shpallen në kërkim 3 autorë të tjerë.

Në vijim të informacionit për operacionin masiv antidrogë të koduar “BOGOVA” , në bazë të një pune të mirëfilltë hetimore informojmë se:Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në disa banesa në fshatin Përparim kishte lëndë narkotike, është organizuar dhe finalizuar operacioni masiv antidrogë “Bogova”.

Si rezultat i operacionit,  n ë fshatin Përparim në banesën e parë në pronësi të shtetasit Islam Zylyftari është gjetur një kamion i ngarkuar me bimë narkotike marijuanë ku pesha e lëndës  ishte rreth 820 kg.

Në banesën e dytë në pronësi të shtetasit V.Z (i shpallur në kërkim) janë gjetur 50 thasë me bimë narkotike marijuanë me peshë rreth 485 kg.Në banesën e tretë në pronësi të shtetasit M.Z (i shpallur në kërkim) është gjetur një sasi prej 5 kg.Po në vijim të operacionit janë gjetur të braktisura në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, në vendin e quajtur “Lëmi” 133 qese transparente (vakumi) me lëndë narkotike e dyshuar marijuanë me peshë rreth 576 kg.Sasia e lëndës narkotike e sekuestuar në total është 1888 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu 3 armë zjarri dhe 40 fishekë.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Islam Zylyftari 56 vjeç banues në Skrapar.

Si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë, konkretisht:

F.B 50 vjeç, banues në Përmet, ( pronari i kamionit)

M.Z 80 vjeç, banues në Durrës;

V.Z 62 vjeç, banues në Durrës;

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad