Partia Socialiste kërkon një pjesëmarrje të lartë në zgjedhjet e 18 qershorit, për ti dhënë një qëndrueshmëri qeverisjes në katër vitet e ardhshme. Gjatë takimeve të zhvilluara në Himarë dhe Lukovë, Damian Gjiknuri ka ftuar dhe emigrantët të bëhen pjesë e procesit
Drejtuesi i fushatës së PS-së në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, ka kërkuar nga emigrantët të kthehen në Shqipëri për të votuar në zgjedhjet e 18 qershorit. Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në Himarë, ai ka nënvizuar se një pjesëmarrje e lartë në zgjedhje do ti japë qëndrueshmëri qeverisë.
Gjiknuri u ndal më tej tek vlerat e kandidaturës së Gurmës në raport me shërbimin dhe përkushtimin ndaj qytetarëve.
Në cilësinë e drejtuesit politik të Qarkut, Gjiknuri do të mbulojë edhe Bashkinë e Himarës ndërsa Lukova është në përgjegjësinë e kandidatit Adrian Gurma. ///
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion