360° Gradë -“HAPËSIRË 2017” EKSPOZITA E ARTISTËVE TË RINJ VJEN NË GALERINË E BERATIT

0
1270
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

31 artistë të rinj, student të Akademisë së Arteve sëbashku me nxënës të shkollës arstike në Berat janë bashkuar në një ekspozitë të përbashkët titulluar “Hapësirë 2017”.

Artistët e rinj u prezantuan mbrëmë për publikun e këtij qyteti me 75 vepra në gjini të ndryshme si skulpturë, vaj, grafikë, rapodograf, akuarel dhe pastel. Artistët e rinj nga mosha 18 deri në 26 vjeç kanë sjell hapësirën e tyre nëpërmjet veprave të tyre të gjuhës së lapsit, të formës, vizatimit, grafikës, etj.

 Organizimi i kësaj ekspozite synon të gjallërojë jetën artistike të qytetit, interesin e ardashësve për të njohur përvoja të reja artistike bashkohore dhe kulturore.

 Kuratori  i ekspozitës dhe drejtori i galerisë Jani Kumati, u shpreh se Berati vazhdon të sjell talente në artet pamore dhe këtë e tregon dhe fakti se çdo vit të rinjtë nga ky qytet dalin fitues në garat ndërkombëtare.

Kjo ekspozitë synon të kthehet në një edicion të përvitshëm me një hapësië të rëndësishme për të rinjtë e talentuar, të kenë hapësirën e tyre nëpërmjet punimeve, të komunikojnë sëbashku duke marr emocionet në botën e artit.  ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad