360° Gradë – INCENERATORËT, POLEMIKA NË PARLAMENT

0
347
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi e ka nisur seancën plenare me interpelancën e ministrit Gjiknuri për inceneratorët e kërkuar nga Partia Demokratike. Në fjalën e tij Ministri Gjiknuri tha se incenerimi është forma më moderne dhe i pranueshëm për të gjitha standardet e BE. Ndërsa deputetja e PD, Jorida Tabaku e quajti skemë mafioze kontratën për incineratorët.

Partia Demokratike ka kërkuar një interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri në lidhje me tre incineratorë. Në fjalën e saj deputetja e PD, Jorida Tabaku i quajti skema mafioze kontratat për incineratorët. Ndërsa si përgjigje ministri Gjiknuri tha se trajtimi i mbejteve është një sfidë për Shqipërinë duke theksuar se PPP-ja është e vetmja zgjidhje.  Gjiknuri sqaroi se incenerimi është forma moderne e trajtimit të mbetjeve, pasi sjell edhe përfitime të tjera. Këtë praktike tha ai e ka ndjekur Danimarka dhe Gjermania.

Zjarr Tv Ad