360° Gradë -KATËR PERSONA JANË ARRESTUAR NGA POLICIA E TIRANËS

0
591
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës si dhe një vajzë është shpallur në kërkim. Ky grup ishte kthyer në tmerrin e qytetarëve në zonën e Unazës së Re dhe në Vorë.
Kjo për faktin se të arrestuarit dhunonin kalimtarët dhe më pas u merrnin telefonin dhe sendet me vlerë.Policia ka vënë në pranga Fatjon Bushgjokaj 26-vjeç, Ndue Bushgjokaj 24 vjeç, Elton Lekën 19 vjeç, 17 vjeçarin A.B si dhe është shpallur në kërkim një vajzë me inicialet R.L. Por cila ishte skema që përdorte ky grup?

Fillimishte ishte vajza me inicialet R.L e cila ndalonte qytetarët në rrugë duke u kërkuar celularin për të bërë një telefonatë.Më pas Fatjon Bushgjokaj, Ndue Bushgjokaj, Elton Leka, dhe 17-vjeçari A.B. ushtronin dhunë ndaj qytetarëve i vidhnin sendet me vlerë si telefon, varëse, ora dhe vlerat monetare dhe largoheshin me një automjet të tipit “Fiat”, të marrë me qira.//

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad