360° Gradë -KTHEHET NGA GREQIA HUMBET KONTAKTET ME FAMILJEN

0
1811
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 47 vjecar nga fshati Velcan, i njësisë administrative Poshnje në bashkinë e Urës Vajgurore ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej ditës së hënë, menjëherë pas kthimit nga Greqia ku jeton dhe punon prej vitesh sëbashku me familjen e tij. Jani Vrushaj, baba i dy vajzave mësohet se ishte kthyher nga Greqia për cështjen e dokumentave dhe në banesën e vjerrit të tij, në fshatin Poshnje ka lënë vetëm cantat pas mbërritjes nga Greqia dhe më pas është zhdukur.  I vjerri i tij, Vasil Kanaci, deklaron se ishte vënë në djeni për ardhjen e tij nga vajza dhe pasi ka parë cantat në oborrin e shtëpisë së dhëndërit është vënë në alarëm. “Fillimishtë e kam telefonuar disa herë dhe telefoni binte, por ai nuk e hapte, thotë vjerri i tij. Pasi ka dështuar në kërkimet tek të afërimit dhe nuk është lidhur me dhëndërin nëpërmjet telefonit ditën e martë, datë 8 shkurt, vjerri i tij ka mbërritur në komisariatin e policisë së Urës Vajgurore ku ka kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.

Policia e Beratit në lidhje e pyetur në lidhje me këtë ngjarje bënë me dije se nuk ka pasur asnjë denoncim, ndërkohë që vetëm mesditën e sotme është dhënë një informacion paraprak për humbjen e tij.

 

Familjarët e tij kan mundur të mësojnë se për herë të fundit 47 vjecari është parë në breg të lumit Osum, në vendin e quajtur “Pompat”.

“Menjëherë pasi mësova këtë gjë kam mbërritur vetë në breg të lumit dhe kam gjetur caketën e dhëndërit tim në breg të lumit dhe i vetëm po kërkoj për trupin e tij, pasi dyshoj se ai është mbytur në lum. Ai ishte shumë tip i ndjeshëm dhe pse nuk kishte probleme kam frikë se mund të jetë mbytur në lum për shkak dhe të një gjendje depresioni, nga i cili vuante prej disa javësh”, bënë me dije vjerri i tij.

 

Humbjen e papritur të 47 vjecarit e konfirmon dhe një prej të afërmëve të tij, i cili shprehet në lidhje me ngjarjen.//

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad