Ftesa e Edi Ramës për dialog e artikuluar qartë dy ditët e fundit, ka bërë që kryetari i PD, Lulzim Basha të mbledhë me urgjencë aleatët e koalicionit të djathtë në selinë blu.
Në fokus të takimit ka qenë pikërisht situata politike në vend.
Mësohet se në mbledhje është diskutuar konkretisht për kushtin e vendosur tashmë nga opozita, qeveria teknike, ku edhe është projektuar figura e kryeministrit të këtij ekzekutivi të supozuar tranzitor, për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.
Burime pranë mbledhjes, bëjnë të ditur se Basha dhe aleatët kanë rënë dakord që kryeministri i qeverisë teknike të jetë një figurë me profil jo politik. Kjo pritet të parashtrohet edhe në tryezën e pritshme të dialogut mazhorancë-opozitë në ditët në vijim.
Dialogu në nivel koalicioni, jo takim Rama-Basha
Gjithashtu, aleatët e djathtë kanë kanë shprehur dakordësi që dialogu me mazhorancën të zhvillohet në nivel koalicioni.
Po sipas të njëjtave burime, është hedhur poshtë si mundësi që në tryezën e dialogut të jenë vetëm Basha me Ramën. Formati i takimit do të jetë në dorë të të dy krahëve, me përfaqësues 3 me 3 ose 5 me 5.
Qeveria teknike sipas PD
— Kryeministri, jo përfaqësues i politikës
— Tryeza e dialogut, gjithëpërfshirëse në nivel koalicioni.//
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion