Nje trup i dekompozuar i seksit mashkull eshte gjetur rreth ores 8 e 30 minuta te mengjesit te kesaj te enjte ne zonen e Portonoves,ne afersi te Zvernecit. Trupi mendohet te jete ne gjendjen e gjetur per gati 3-4 muaj,ndersa nuk ka ende identitet.
Ne vendngjarje ka mberriture dhe policia qe ka nisur menjhere hetimet per te zbardhur shkaqet e vdekjes,apo edhe identitetit e viktimes te gjetur ne afersi te Zvernecit. Viktima ka patur te veshur nje pale xhinse blu,ndersa sipas policise identifikimi i tij mbetet shume i veshtire,per shkak te dekompozimit. Policia konfirmon se do te jene analizat laboratorike ato te cilat do te konfirmojne me tej shkaqet e ngjarjes ne fjale,por ndoshta do te konfirmojne edhe identitetit e viktimes. Burime nga policia kane konfirmuar se kane patur disa sinjalizime nga familjare te personave te cilet rezultojne te zhdukur,per te marre informacione rreth viktimes,por aktualisht gjithcka mbetet ende e paqarte. Pistat e hetimit te policise mendohet se jane disa ,te lidhura me persona te cilet mund te jene peshkatare te zones,apo edhe persona te tjere qe jane marre me trafik lende narkotike. Zona e Portonoves per shkak te largesise se saj dhe nje vend thuajse i izoluar eshte tentuar disa here te perdoret nga trafikante per transport lende narkotike drejt Italise. ///
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion