360° Gradë -NJË TRUP I PAJETË ËSHTË KONSTATUAR MËNGJESIN E SOTËM NË SAZAN

0
802
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një trup i pajetë është konstatuar mëngjesin e sotëm në ujërat e Ishullit të Sazanit. Sipas Rojes Bregdetare të Marinës në Vlorë, trupi i pajetë është konstatuar në pjesën veriore të Ishullit të Sazanit, rreth 5-6 m larg nga bregu i detit.

Dyshohet se trupi i pajetë i përket njërit prej 2 skafistëve të zhdukur të gomones me drogë që u gjet më 11 mars 2017 me 1.2 ton hashash në bord.

Më 24 mars u gjet trupi i mbytur i skafistit të parë, 60 vjeçarit Luman Laze.

Gomonia e cila  u gjet e braktisur me 11 mars në ishullin e Sazanit, dyshohet se mbante 1.2 kanabis.

Mjeti lundrues u nxor një ditë më pas me ndihmën e forcës detare.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad