360° Gradë – PD SHKRESË KUVENDIT PËR KLGJ E KLP PO KUALIFIKOHEN TË SKUALIFIKUARIT NGA ONM

0
327
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë Kuvendit për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP. Në shkresë PD shpreh shqetësimin se mazhotranca po shkel kushtetutën dhe po përdor strategji për të kapur drejtësinë. Po ashtu PD thotë se mazhoranca ka injoruar opinionin e ndërkombëtarëve pasi ka kualifikuar kandidatë që i ka skualifikuar ONM.

Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë Kuvendit, ku akuzon mazhorancën se po shkel Kushtetutën dhe synon kapjen e drejtësisë. Në shkresën e tyre, demokratët thonë se janë kualifikuar kandidatë që janë skualifikuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. “PS po injoron opinionin e ndërkombëtarëve. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka marrë kompetencat e nënkomisionit. Organet e paraprake kanë kryer veprime në mashtrim të ligjit dhe numri i kandidatëve të vlefshëm më i ulët se vendet vakante”, thotë PD. Opozita thotë se të gjitha këto po eleminojnë garën për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke dërguar në këto dy institucione individë që kanë shkelur ligjin dhe nuk kanë paguar tatimet. “Po dërgojnë në KLGJ dhe KLP prokurorët, gjyqtarët dhe hetuesit që kanë shërbyer gjatë kohës së komunizimit dhe kanë dënuar njerëz për motive politike. ONM ka konstatuar që shumica e kandidatëve kanë nivel të ulët, apo mesatar profesional. PS po dërgon në KLGJ dhe KLP njerëz që nuk i dimë nëse e kanë, apo jo të ligjshme pasurinë e tyre, pa vetting”, thotë PD. Në shkresën drejtuar Kuvendit, PD fton mazhorancën që të tërhiqet nga këto hapa dhe shprehet e gatshme për të bashkëpunuar në atë që e quan “korrigjimin e shkeljeve”.

 

Zjarr Tv Ad