360° Gradë – POLICIA JEP DETAJE PËR PROTESTËN E PD

0
300
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth 1500 forca policie do angazhohen të shtunën për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, protesta do të fillojë në orën 12 dhe do të mbyllet në orën 16 pasdite.

Policia bën të ditur se do të shtoje masat dhe efektivët në Tiranë gjatë ditës së shtunë për të garantuar sigurinë gjatë protestës së paralajmëruar nga opozita në bulevardin qendror. Rreth 1500 policë nga komisariatet e Tiranës, Forcat Shqiponja, Forcat Lëvizëse Operacionale dhe FNSH do të angazhohen për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së opozitës të shtunën në Tiranë.

Policia bën të ditur se pranë vendit ku do të mbahet protesta do të stacionohen edhe ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës. Mësohet se parapërgatitja për protestën ka nisur më herët. Rreth një javë më parë me një udhëzim të veçantë nga drejtori i Tiranës u është lënë detyrë komisariateve të evidentojnë personat e dhunshëm. Ata do të monitorohen gjatë protestës nga agjentë civilë që do të infiltrohen brenda protestuesve. Gjithashtu është kërkuar informacion dhe nga drejtoritë e qarqeve për personat me precedentë penalë. Ndryshe nga protestat e mëparshme priten të aktivizohen më pak punonjëse policie femra. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i rrugës “ Myslym Shyri” deri tek sheshi “Nënë Tereza”. Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës “Sami Frashëri” deri tek rruga e “Elbasanit”. Autobusët që do të vijë me protestues nuk do të lejohen të futen në qytetin e Tiranës. Ata që vijnë nga ana veriore do të stacionohen pranë pallatit të sporteve “Asllan Rusi” ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik. Policia bën të ditur se do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve tek bulevardi “Dëshmorët e kombit” dhe rrugët ndërlidhëse të tij. Gjithashtu do të ndalohet futja e mjeteve tek Ura e “Paskuqanit” dhe ura e “Babrroit”. Qarkullimi i mjeteve do te kufizohet edhe në rrugen që lidh selinë e PD me Kryeministrinë. Policia e Shtetit apelon qytetarët të largojnë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke ndihmuar dhe lehtësuar qarkullimin. Në të kundërt makinat do të zhvendosen me mjetet e policisë. Po ashtu policia thote se ka marrë masat dhe për sigurimin e institucioneve në bulevard.

Zjarr Tv Ad