Rreth tre kilometra kana është duke u hapur nga mjetet dhe punonjësit e Ndërmarrjes së Bujqësisë në një zonë mjaft prodhuese të Beratit, pjesë e bashkisë së madhe. Fshati Veterik, në njësinë administrative Velabisht është mjaft i njohur për prodhimet e tij kryesisht në frutikulturë. Por, në vite fermerët e kësaj zone përpalleshin me problemin e vaditjes, gjë e cila i pengonte në shërbimet ndaj prodhimeve të tyre. Prej disa ditësh mjetet dhe punonjësit Ndërarjes së Bujqësisë sëbashku me specialistët e bashkisë që kanë hartuar projektin në terren kanë nisur nga puna me hapjen e një kanali vaditës, duke shfrytëzuar ujin e lumit Osum që kalon në krah të fshatit. Kryetari i bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, u shpreh sot pas inspektimit të punimeve se brenda muajit maj do të ketë ujë në këtë zonë.
“Për herë të parë kemi realizuar punën për hapjen e këtij kanali dhe kjo zonë mjaft e mirë bujqësore tashmë do të ketë mundësi që të vadisin tokat e tyre”
Nga ana tjetër drejtori i Ndërmarjes së Bujqësisë pranë Bashkisë së Beratit, Fitim Rrapaj shprehet se tashmë çdo parcelë do të vaditet dhe me bërjen e këtij investimi fermerët do të shtojnë investimet e tyre jo vetëm në pemtari, por dhe në serra.
Veç problemit të vaditjes hapja e këtij kanali krijon dhe mundësinë e rregullimit të rrugës mes parcelave të fermerëve e cila deri më sot kryej me mjaftë vështirësi. ////
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion