360° Gradë -UDHETIM NE ITALI PER TE PERKUJTUAR VIKTIMAT E OTRANTOS

0
2163
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një delegacion nga Vlora është nisur drejt Italisë për të përkujtuar Tragjedinë e Otrantos. Ngjarje në të cilën humbën jetën 81 persona nga 115 imbarkuar në anijen “Katri Radës”.

Udhëtimi ishte konceptuar si memorial i tragjedisë më të madhe detare në 20 vitet e fundit. Inciativë kjo e Fate Velaj, këshilltarit të kryeministrit për diplomacinë kulturore dhe rilindjen europiane. Ndërsa delegacioni kryesohej nga kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, familjarë të viktimave dhe të mbijetuar të tragjedisë.

Ceremonia vijoj në qytezën e Otrantos ku lule e homazhe u kryen edhe në mbetjet e “Katerit të Radës”, rënojat e anijes të kthyera në vepër monumentale qëndrojnë të vëndosura në sheshin e madh pranë portit të qytetit. Vepra është konceptuar si monument i emigracionit human për të na kujtuar se “tragjeditë detare” nuk flasin vetëm shqip.

otranto intervista te kateri rades

Në mbrëmje, ceremonia zhvillohet në “Castello Aragonese”, kështjellën e Otrantos, ku mikëpritësi është Luciano Cariddi kryetari i bashkisë së Otrantos. “NOS TOS , dialogu i detit të kthimeve”, është konferenca e cila uli në një panel tre kryebashkiak, atë të Vlorës, Otrantos dhe Lesvos, Ishullit grek i cili së fundmi është porta e parë e emigrantëve të Lindjes së largët.

 Në Otranto, 20 vjetori i tragjedisë së shqiptarëve ishte një apel për më shumë solidaritet mes komuniteteve.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad