360° Gradë -VLORE IKMT HEDH PALLATIN ME TRITOL

0
1136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Realizohet me shperthim te kontrolluar shembja e nje objekti kater katesh ne Vlore,ndersa prane tije dhe nje tjeter objekt banimi dy katesh. Sasia e tritolit  eshte vendosur vetem ne objektin kater katesh,ndersa objekti i dyte eshte rerzuar me nderhyrjen e IKMT pa shperthim. Mesohet se per realizimin e shperthimit  jane hapur rreth 500 vrima,ndersa sasia e tritolit te perdorur shkon ne 15 kg,teksa  shembja e objektiteve ne fjale ka ardhur  per te vijuar projektin qe lidh unazen e re te qytetit me lungomaren dhe rrugen Dhimiter Konomi ne zonen e ujit te ftohte. Nderkohe kreu i IKMT Dallendyshe Bici,pas realizimit te shperthimit ka konfirmuar se ne total ne kete zone jane 9 objekte,duke persfhire edhe objektin e rrezuar gjate kesaj te merkure,ndersa do te shihet ne baze te  eksperteve,nese do te kete te tjere objekte qe do te shemben me shperthim te kontrolluar,apo do te rezzohen me mjetet e IKMT

Per rrezimin me shperthim te kontrolluar gjate kesaj te merkure,IKMT dhe xhenieret e ministrise se mbrojtjes kane punuar per gati nje jave per te realizuar shpimet e vrimave dhe vendosjen e lendes shperthyese,nderkohe qe deme e shkaktuara ne zone kane qene minimale pas rrezimit te objektit.  Rruga qe do te lidh unazen e re te qytetit me lungomaren,pritet ti jape nje permiresim te ndjeshem qarkullimit ne qytet,kryesisht gjate sezonit turistik. ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad