38 vjeç ende single: Ish-drejtoresha e Tatimeve/ Briseida Shehaj:S’më ka ardhur fati! Do bëhem nënë e vetme

0
637
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Briseida Shehaj ish-drejtoresha e Tatimeve e njohur në publik kryesisht për shprehjet e saj kontraverse, në një interviste publike ka deklaruar se jeton ende me prindërit.

38-vjeçarja e cila pas PS kaloi me LSI, thotë se veç prindërve nuk ka idhuj të tjerë në jetë. Shehaj ka deklaruar se nuk e ka gjetur ende partnerin ideal dhe se nuk ka nevojë ta presë një të tillë për t’u bërë nënë.

Duket se kjo është dëshira më e madhe momentale e ish-drejtoreshës së Tatimeve.

“Është e vetmja dëshirë që kam patur. Sa herë diskutoja me mikeshat e mia të ngushta, se thoshin “ti je shumë e realizuar, ja i ke të gjitha”, i thosha “ndonjëherë Zoti të jep atë që s’do”. Unë jam nga ato natyra që e kam marrë vendimin për të qenë nënë edhe e vetme, kështu që ndoshta në një të ardhme të afërt do ta realizoj. Për mua të qenit nënë qëndron përtej një marrëdhënieje. Ajo është një fat që edhe vjen, edhe s’vjen, por t’i heq mundësinë vetes e të qenit nënë, nuk kam ndërmend. Shpresoj që të jemi mirë dhe shpresoj që të ndodhë sa më shpejt të bëhem nënë”, u shpreh ajo.

Shehaj ka thënë se vendimi është personal dhe paragjykimet e të tjerëve nuk i hyjnë në sy.

Zjarr Tv Ad